
Kasti i filmit "Friends" po marrin kohën e tyre për tw kapwrcyer "pikllimin" e vdekjes sw mikut të tyre Matthew Perry.
Në një deklaratë të përbashkët dhënë për CNN të hënën, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc shkruan: “Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë të aktorit. Ne jemi një familje."
"Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim një moment për të kaluar këtë pikëllim dhe humbje të pamatshme," vazhdoi deklarata, e lëshuar nga përfaqësuesit e tyre individualë.
“Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Tani për tani, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”

Perry vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në zonën e Los Anxhelosit. Ai ishte 54 vjeç. Ai luajti në serialin NBC "Friends" nga viti 1994 deri në 2004 si Chandler Bing , anëtari simpatik dhe sarkastik i një grupi miqsh të lidhur ngushtë që jetonin në New York City.
Shfaqja ishte një nga më të njohurat e epokës së saj dhe ka vazhduar të arrijë audiencën e re në platformat e transmetimit.
Kimia mes kastit të "Friends" shtrihej shumë përtej dinamikës së tyre në ekran. Aktorët kanë qëndruar të afërt që nga përfundimi i shfaqjes në 2004.




