Qeveria franceze ka bërë një kërkesë zyrtare Greqisë, për të marrë hua një sistem të mbrojtjes ajrore, gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, shkruan e përditshmja greke Kathimerini, duke cituar burime të mirëinformuara.
Franca u ka bërë thirrje aleatëve të saj ndërkombëtarë që të ndihmojnë në rritjen e sigurisë për eventin që do të zhvillohet nga 26 korriku deri më 11 gusht. Rreth 45,000 trupa, ku përfshihet policia dhe xhandarmëria franceze, si dhe roje private të sigurisë, pritet të jenë në gatishmëri për eventin.
Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias tha që Athina do t’ia jape Parisit sistemin e mbrojtjes ajrore, me rreze të shkurtër veprimi, nëse pala franceze paraqet një kërkesë zyrtare.



