
Një deputete e LSDM-së dhe një kryetar komune mbetën të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e së shtunës në rrugën Demir Kapi – Udovë, në Maqedoni.
Siç bën të ditur INA, deputetja dhe kryetari i Komunës së Valandovës kanë marrë plagë në kokë dhe trup dhe janë dërguar në spitalin e Shkupit. Mediat nuk bëjnë të ditur identitetet e të plagosurve, por shkruajnë se ata janë të moshës 30 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në momentin që mjeti tip “Opel Corsa”, i drejtuar nga 30-vjeçarja, ka hasur në gurët dhe dheun e shembur në rrugë dhe është përmbysur.



