
Dukej sikur ishte një foto urimi, mes shumë atyre që pamë të postuara në rrjetet sociale nga mijëra personazhe publikë, këto ditë për festat. Por fotoja festive e moderators italiane, Manila Nazzaro e cila i dhuronte një puthje partnerit të saj, Lorenzo Amoruso, ishte për të dhënë një lajm të trishtë, një dhimbje të përjetuar prej saj kohët e fundit.
“Për mua dhe Lorenzo-n ishte njëkohësisht viti i pranimit të dashurisë sonë, të thjeshtë, të fortë, por që na la edhe një dhimbje të thellë, kur para disa javësh humbëm foshnjën tonë. Të flasësh për të mund të jetë një përkëdhelje e vogël për të gjithë ata çifte që kanë kaluar të njëjtën dhimbje të thellë, nga e cila nuk duhet të turpërohen. Kështu që qëndroni pranë njëri-tjetrit, të dashur miq, është kura për të gjitha dhimbjet”.
Fjalët që shprehinin njëkohësisht dhimbjen dhe forcën e moderatores, patën mbështetjen e të gjithë fansave. Mes tyre ishte edhe aktorja Sandra Milo, e cila shkruante:
“Nëse dashuria juaj i ka mbijetuar kësaj sprove, duke iu bërë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, kjo do të thotë se asgjë nuk mund t'ju ndajë. Ju përqafoj, edhe pse nga larg, siç do të bëja me fëmijët e mi”.
Dhe shumëkujt që pyetën ish-Miss-in e Italisë, 43 vjeçe, për arsyen që e çoi që të ndante diçka kaq private në rrjetet sociale, ajo u përgjigj:
"Unë dhe Lorenzo kemi zgjedhur të tregojmë dhimbjen tonë, sepse kurrë nuk kemi pse të ndihemi vetëm kur vuajmë. Ndarja e përvojave të mira ose të këqija është një lloj përqafimi i madh ... dhe ne ju përqafuam të gjithë ju dhe të gjithë na përqafuat".
Showgirl-ja italiane është nënë e dy djemve, Francesco dhe Nicolas, të ardhur në jetë nga martesa e saj e parë me Francesco Cozza. Trajneri i futbollit dhe Manila qëndruan të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2017.
Ajo mori pjesë pak muaj më parë në ‘reality-show’ me partnerin ish-futbollistin Lorenzo Amoruso, “Temptation Island”, ku i kaluan me sukses sprovat.



