Kulluri: Berisha dhe Grupi i Rithemelimit tradhtuan delegatët e 11 dhjetorit

Kulluri: Berisha dhe Grupi i Rithemelimit tradhtuan delegatët e 11 dhjetorit

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Grupi për Rithemelimin e PD e ka tradhtuar vullnetin e delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kulluri pranoi se përgjegjësinë më të madhe për situatën e ka Grupimi për PD-në, ku ai bënte pjesë, që sipas tij u var në shpatullat e Berishës.

Jemi shumë larg nxjerrjes së partisë nga kriza. PD është pa projekt politik. Është një garë për kontroll, jo për ringritjen e PD-së. Nuk i afrohemi akoma 50 përqindjes së pjesëmarrjes. PD kërkon fokusim. Nga pikëpamja institucionale PD është e kapur, nuk është e lirë. Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Grimit janë atje për protagonizmin e z.Berisha. Këta kanë tradhtuar vullnetin e delegatëve realë në 11 dhjetor dhe në referendum, duke vepruar ndryshe nga angazhimi që morën. Në mbledhje flet z.Berisha, ke dëgjuar ndonjë nga ata të thonë ndonjë fjalë?! A kanë ndonjë zyrë këta në PD? Jo. Përgjegjësinë më të madhe për situatën në PD, nuk e ka z. Berisha, as atë që u bënë kundërshtarë të Bashës brenda natës, këtu përgjegjësinë më të madhe e ka Grupimi për PD-në. U varëm në shpatullat e z.Berisha që ka karizmën që i tundon. Ne kemi propozuar një projekt konservator që u votua kundër nga z.Berisha. E votuan për herë të dytë kundër duke votuar për z.Basha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy