Avokati Redon Meksi i ftuar në MCN Live ka komentuar procesin e primareve në PD që mbahen këtë të shtunë në 1 mars u shpreh se problemi i tyre ëhstë afati i shkurtër për zhvillimin e garës.
Ai tha se ato do duhej të ishin realizuar të paktën që në shtator në mënyrë që tani të ishte gati lista dhe PD të përgatitje për fushatën.
Sipas tij një tjetër problem është dhe ajo me aleatët për të cilët tha se do donte që ata të ishin pjesë e listës së hapur dhe jo dikush nga PD të lironte vendin në listë për ta.
Problemin nuk e kam me të rinjtë, por me pjesën e mbyllur të listave që janë ata që ka zgjedhur kryetari. Pastaj dhe mënyra se si do bëhen primaret nuk është e lehtë për të rinjtë, megjithatë jo e pamundur.
Një tjetër problem që shoh unë me aleatët është se do doja që ato të futeshin te listat e hapura në garë, nëse kanë vota le të futen te lista e hapur nuk ka pse një i ri apo i vjetër i PD të hapi rrugën për ta, le të futen te lista e hapur nëpërmjet garës. Për mua duhet të ishin listat e hapura, fito me votat e tua dhe dil.
Sa i përket primareve në fund fare dhe po nuk dole fitues ato tregojnë pozicionin e gjithsecilit brenda partisë, sheh çfarë mbështetje ke. Primaret kanë problemin se është një afat i shkurtër, sepse unë si Redon për shembull nuk kam lidhje me bazën dhe ky afat i shkurtër nuk jep mundësinë të dal ti takoj ata derë më derë.
Duke ardhur si i ri nga jashtë bëhet fjalë, pra mundësia që i jepet një të riu e penalizon koha e shkurtër për këto primare kështu që kjo e drejtë ja vështirëson të rinjve të vijnë në parti.
Primaret për mua duhet të ishin bërë të paktën në shtator, të kishim aktualisht listën dhe të ishim përgatitur tashmë për fushatën. Sa e aftë do jetë PD për të marrë votën e qytetarëve për të rrëzuar Edi Ramën do e shohim nga vota që do marri PD.



