Kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov akuzoi sot të dërguarin e OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, për sabotim të bisedimeve për paqe që parashikojnë dhënien fund të konfliktit në këtë vend.
“OKB-ja në cilësinë e personit të të dërguarit të saj, Staffan de Mistura po saboton që prej më shumë se gjashtë muaj rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2254 që urdhëron organizimin e bisedimeve ndërsiriane përfshirëse pa kushte paraprake”, deklaroi Lavrov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Në këtë kontekst, opozitarët patriotikë dhe qeveria siriane nuk kanë zgjedhje tjetër përveç se të marrin vetë iniciativën dhe të organizojnë një dialog ndërsirian”, nënvizoi ai gjatë një vizite në Minsk, në Bjellorusi.
Rezoluta 2254, miratuar nga Këshilli i Sigurimit në muajin dhjetor 2015, i kërkon sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për të mbledhur përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe opozitës për negociatat zyrtare për një proces të tranzicionit politik në këtë vend duke parashikuar fillimin e këtyre bisedimeve në muajin janar 2016.



