Shevchenko, nga futbolli tek armët për Ukrainën: Kam menduar shumë herë t’i bashkohem luftës

Shevchenko, nga futbolli tek armët për Ukrainën: Kam menduar shumë herë t’i bashkohem luftës

Andriy Shevchenko ka një lidhje të ngushtë me vendin e tij. Edhe pse shumë vite larg vendit të tij, në fillim si futbollist dhe më tej si trajner, kokën e ka pas në Ukrainë.

Ish-ylli i ekipit të Milan dhe fituesi i topit të artë, ishte një nga të parët që tregoi mbështetjen e tij për Ukrainën, pas nisjes së agresionit rus.

Së fundmi ai i befasoi të gjithë kur deklaroi se ka menduar shumë herë që të bashkohet në luftime.

E kam menduar shumë herë, por ndoshta nuk ishte zgjidhja më e mirë. Zgjidhja më e mirë është që të përdorë lidhjet e mia, të flas për luftën, të kontribuoj me ndihma humanitare, të ndihmoj refugjatët, të krijojë programe mbështetjeje dhe të flas me organizatat bamirëse. Dhe është kjo ajo që kam bërë gjatë dy muajve të fundit.

Është ky rrëfimi i bërë nga Sehvchenko, në një intervistë për televizionin Ladbible Tv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy