Pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, tre parti i hapin dyert Ahmetit

Pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, tre parti i hapin dyert Ahmetit

Një ditë më parë, ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ndërpreu rrugëtimin e tij politik prej shtatë vjetësh me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ahmeti në letrën e dërguar ka dhënë dorëheqje nga nga kjo parti, për shkak se sipas tij tashmë nuk ekzistojnë arsyet që e kanë shtyrë atë të futet brenda saj.

Por disa lëvizje kanë ndodhur vetëm 24 orë pas largimit të tij nga kjo lëvizje. Partitë që deri dje Ahmeti i kishte pasur kundërshtare i kanë hapur dyert e tyre për ta pranuar atë brenda tyre.

Madje, një gjë të tillë është e gatshme ta bëjë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, zyrtarët e së cilës, Ahmeti që nga viti 2013, kishte pasur replika të ashpëra rreth Komunës së Prishtinës.

Por e të njëjtës linjë janë të gatshëm ta bëjnë edhe zyrtarë të Nismas Socialdemokrate.

Ndryshe nga këta u shpreh Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Ajo tregoi se disa të dorëhequr nga Vetëvendosje, i kanë thënë se shumë shpejt do ta formojnë partinë e tyre të re, pjesë e së cilës do të jetë edhe Ahmeti.

Mirëpo, ajo u shpreh se nëse kryetari i Prishtinës, nuk është i gatshëm që t’i bashkohet kësaj partie që pritet të themelohet, Alternativa është e gatshme që t’i hapë dyert për pranimin e Ahmetit.

Shpend Ahmeti, tashmë udhëheq në mandatin e dytë me kryeqytetin, mandat të cilin e kishte fituar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy