Ekspertja e sigurisë bujqësore, Ana Vuksani thotë se prej vitesh skema e TVSH në bujqësi është në favor të importit.
Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se politikat fiskale në vend që të mbrojnë fermerin janë në disfavor të tij.
Në këtë drejtim shtoi se në vitin 2018, rimbursimi i fermerëve u ul nga 20% në 6% dhe në vitin 2022 TVSH-ja në bujqësi u bë 0%, skemë e cila vijon deri më sot.
Sektori bujqësor prek 45% të popullsisë, pasi gati gjysma e popullsisë jeton në fshat. Mendoni sa kujdes duhet për hartimin e politikave bujqësore.
Zoti Braçe thotë se e gjithë kjo politikë u prish për një shumë prej 500 mijë eurosh, kur buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është 140 milionë euro në vit.
Në diferencë nga vendet e rajonit, në të gjithë fondin që ka Ministria e Bujqësisë në vendet e tjera 70% e këtij fondi shkon direkt për mbështetjen e fermerit.
74% e këtij fondi shkon për shpenzimet korrente, pagat, makinat etj., dhe vetëm 24% e këtij buxheti shkon në mbështetje të fermerëve. E kemi të përmbysur raportin.
Që këtu mund të kuptojmë se sa rëndësi i jep politika sektorit bujqësor.
Ne kemi avantazhe të papara konkurruese në raport me rajonin, ne kemi produkte që i nxjerrim më parë dhe kushte klimatike më të favorshme, por mungesa e politikave mbështetëse ndikon negativisht tek fermerët.
Eksporti i vajit të ullirit ka rënë me 97% në muajin janar.



