Vetëm pak ditë më parë një universitetet privat në Tiranë përmes një deklarate zyrtare njoftoi se ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që studentët të marrin pjesë në Big Brother me mision studimor mbi këtë eksperiment.
Lidhur me këtë psikologia Renisa Beqiri në MCN Informacion u shpreh se kjo ëhstë diçka pozitive dhe se ky reality show është një eksperiment social sesi njerëz të ndryshëm jetojnë të izoluar në kushte të njëjta.
Ajo tha se bullizimi aty është në nivele shumë të larta dhe duhet parë se si ata i përjetojnë situatat, pasi zakonisht në Big futen ata persona që kanë pasur një jetë të vështirë, nuk futen në më të mirën e vetë, por në pikën më të keqe të karrierës së vetë.

Marrja pjesë në një reality show ndodh në kushte eksperimentale që kuptojmë se prova të ndryshme apo bashkëjetesa me individë të njohur shumë pak ose aspak në kushte të njëjta sa i përket kontekstit për të parë se si ndikon e njëjta provë te individë të ndryshëm, kjo është një eksperiment social.
Këto janë elementë pozitivë që studentët mund ti shohin me vëmendje jo për të parë se çfarë bënë shoë por se si ndikojnë gjërat e ndryshme te individë të ndryshëm.
Ata do shohin provën dhe impaktin, që ndjekja e tyre që të jetë 24 orë, sepse po u ndoq pjesërisht nuk kuptohet e gjithë tabloja prandaj mendoj se është shumë pozitive.
Te disa individë është ai stresi pozitiv që na ndihmon të performojmë sa më mirë, ndërsa distresi është ai që na pengon dhe na bënë pre e mendimeve negative dhe janë tiparet ato që veprojnë dhe për rrjedhojë nëse është stres pozitiv reagojmë pozitivisht dhe e kundërta ne mund të humbasim në atë sfidë.
Zakonisht në Big futen ata persona që kanë pasur një jetë të vështirë, nuk futen në më të mirën e vetë por në pikën më të keqe të karrierës së vetë. Përfshija e studentëve lidhet dhe me pjesën e etikës, a e dinë ata banorë që janë aty që janë pjesë e një studimi, sepse nëse nuk janë në dijeni është shkelje e saj.
Sa i përket nga ana psikologjike studentët nga ky studim duhet të lidhet kryesisht me një vlerësim nga secili nga banorët se cilët janë tiparet e karakterit dhe për të kuptuar nëse ata veprojnë me euro stres apo di stres.
Socializmi është po ashtu i rëndësishëm, dhe qasja që ata zgjedhin për të zgjidhur problemet. Pastaj nuk duhet harruar se bullizimi aty është shumë prezentë dhe në nivele shumë të larta.



