Raketa Falcon Heavy e SpaceX u ngrit të enjten në mbrëmje për të transportuar dronin hapësinor ushtarak amerikan X-37B në një mision kërkimor.
Lajmin e bëri kompania e Elon Musk.
Pas disa javësh vonesa, raketa u largua nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Ngritja u transmetua drejtpërdrejt në faqen e internetit të SpaceX.



