Rihapja e shkollave/ Duma: Qeveria ngelëse, asnjë plan për shëndetin e fëmijëve

Rihapja e shkollave/ Duma: Qeveria ngelëse, asnjë plan për shëndetin e fëmijëve

Partia Demokratike akuzon qeverinë se është krejtësisht e papërgatitur për rihapjen e shkollave.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Grida Duma deklaroi se Ministritë e linjës dhe qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve dhe arsim cilësor në kushtet e pandemisë.

“Kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka marrë asjë masë, nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve. Edhe shpalljen e vendimit për rihapjen e shkollave e bënë nën presionin e drejtë të Partisë Demokratike. Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan. Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar”.

Grida Duma shton se qeveria nuk bën publike planin e masave, sepse në realitet nuk e ka një plan të tillë. PD ka edhe disa pyetje për qeverinë pikërisht për këtë situatë.

“Sot qeveria nuk deklaron asnjë plan masash, sepse nuk e ka!  Pikërisht sepse nuk ka një plan apo strategji, ka gjetur mënyrën keqdashëse ta hedhë përgjegjësinë tek prindërit duke spekuluar që gjoja “po bën atë që deshën shqiptarët”, sepse “kështu doli sondazhi”.

 Pikërisht për këtë qeveria duhet të na thotë qartë dhe me përgjegjësi të plotë:

– Çfarë ka ndryshuar në kapacitetet dhe  pregatitjet për mbrojtjen nga infektimi nga  koha kur shkollat u mbyllën, ndërsa kishte vetëm 5-15 të infektuar në ditë.

-Çfarë kapacitetesh më të specializuara ka sot qeveria kur deklarohen edhe 150 të infektuar në ditë?

Vendimi i derisotëm për hapjen e shkollave është një vendim “ngelës”, i papregatitur, i cili në mungesë të njohjes dhe llogaritjes së kapaciteteve, kohës, organizimit të të gjitha mjeteve, rrezikon shëndetin e fëmijëve së pari dhe gjithë zinxhirit të mëtejshëm pas tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy