Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Meta (VIDEO)

Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Meta (VIDEO)

 Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Me 15 vota pro dhe me 2 kundër, asnjë abstenim, dekreti do të kalojë në kuvend ditën e enjte.

Në komision këshilltari i presidentit Bledar Dervishaj ka argumentuar kthimin e ligjit duke u shprehur se ndryshimet duhet të bëhen në kod. Nga ana tjetër mazhoranca u shpreh se argumentet e presidentit nuk kanë lidhje me kodin.

”Do dëshiroja të komentoja, dy qasje të dy deputetëve. Do respektoj qëndrimin tuaj. Presidenti siç e ka shprehur, në 21 tetor i është drejtuar Venecias me një kërkesë që tashmë Kuvendi e disponon me 8 pyetje. Janë ato pyetje siç një nga deputetët e tha për të bërë një lexim objektiv nga një aktor i paanshëm, ndërkombëtar, autor i kodit të praktikave të mira. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i është drejtuar autorit të këtyre praktikave për të marrë opinion.

Presidenti vlerëson se pas kthimit në Kuvend, mazhoranca duhet të reflektojë. Duke siguruar njëkohësisht opinionin final të Venecias dhe duke thirrur dialog në Këshill Politik. Prandaj kërkojmë pranimin e dekretit dhe pritjen e Komisionit të Venecias. ”- tha Bledar Dervishaj.

Ulsi Manja gjatë fjalës së tij u shpreh se Venecia thotë që ndryshimet nuk mund të bëhen 1 vit para zgjedhjeve dhe të cënojnë ligjin zgjedhor.

‘Venecia thotë që ndryshimet nuk mund të bëhen 1 vit para zgjedhjeve dhe të cënojnë ligjin zgjedhor. Kam një pyetje për presidencën, kë konsideroni element thelbësor të një kodi zgjedhor, pavarësisht se kodi zgjedhor është miratuar me një shumicë votash në parlament?’- shprehet Manja.

Pas një debati për më shumë se dy orë, mazhoranca i ka qëndruar bindjes se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen miratuar që të fillojë puna për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.

Tashmë Kodi Zgjedhor do të shkojë në Kuvend të enjten për t’u finalizuar nëpërmjet rrëzimit ose jo të dekretit të Metës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy