Siguronte armë në Kosovë dhe i sillte në Shqipëri për t’i shitur, kapet një person në Tiranë

Siguronte armë në Kosovë dhe i sillte në Shqipëri për t’i shitur, kapet një person në Tiranë

Në kuadër të këtij operacionit të koduar “Transportuesi”, është finalizuar faza e dytë e operacionit duke sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehëra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.

Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, është vënë në pranga një shtetas dhe janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një punë intensive hetimore disa javore, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, dhe kanë goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.

Si rezultat në rrugën “Llazi Miho”, u kap dhe u arrestua shtetasi K. (A). C. (Ç)., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehëra e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 44-vjeçari, pasi ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë, dyshohet se i ka trafikuar ato në Shqipëri, me qëllimin shitjen e tyre, te persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy