Ceremonia përkujtimore për 11 shtatorin, Biden dhe Obama shfaqen krahë njëri-tjetrit

Ceremonia përkujtimore për 11 shtatorin, Biden dhe Obama shfaqen krahë njëri-tjetrit

Ceremonia e përkujtimit për sulmet e 11 shtatorit në SHBA filloi me një minutë heshtje në orën 08:46, momentin kur avioni i parë goditi kullën veriore në 2001.

Mijëra njerëz në të gjithë SHBA u mblodhën për të përkujtuar qytetarët që humbën jetën në sulmet tragjike.

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë në të tre vendet e sulmit të shtunën - Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia.

Joe dhe Jill Biden me Barack dhe Michelle Obama

Një minutë heshtje shënoi edhe momentin kur avioni i dytë u rrëzua në kullën jugore të “Qendrës Botërore të Tregtisë”. 

2,997 njerëz humbën jetën nga sulmet e Al-Kaedës, shumë prej tyre ishin shtetas amerikanë, por viktimat përfshinin gjithashtu shtetas nga më shumë se 90 vende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy