“Kaubojsi” mohon sherrin në Prizren, por dy persona arrestohen për dhunë

“Kaubojsi” mohon sherrin në Prizren, por dy persona arrestohen për dhunë

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj është sulmuar fizikisht në një pikë karburanti në Prizren, nga dy të rinj të cilët janë ndaluar nga policia vendase


Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa deputeti kishte ndaluar për të furnizuar automjetin e tij me karburant. Sipas raportit të Policisë së Prizrenit, dy të rinjtë e kanë sulmuar atë dhe shoferin e tij, për shkaqe që ende nuk dihen.

Të dielën u ndalua një prej autorëve, ndërsa një ditë më vonë edhe autori tjetër. Njëri është shtetas i Kosovës, ndërsa tjetri, shtetas i Shqipërisë. Që të dy ndodhen në stacionin e Policisë së Prizrenit dhe priten të dalin për masën e sigurisë në gjykatën vendase.

Në disa media kosovare thuhet se, deputeti ka qenë i shoqëruar edhe me një këngëtare të njohur shqiptare, por në raportin e policisë emri i saj nuk përmendet.


“Përgënjeshtroj një lajm që po qarkullon në media, sikur unë jam dhunuar rëndë fizikisht në Kosovë. Jam si kokrra e mollës e nuk kam asnjë lloj shenje dhune. Këtë e konsideroj si sulm të radhës me prapavijë politike”, tha Eduard Ndocaj, deputet i PS-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy