Shumica e shteteve amerikane refuzojnë udhëzimet e administratës Trump për testimin e Covid-19

Shumica e shteteve amerikane refuzojnë udhëzimet e administratës Trump për testimin e Covid-19

Një pjesë e madhe e shteteve amerikane i kanë refuzuar udhëzimet e reja të administratës Trump për testimet e  COVID-19. Lajmin e bën të ditur Reuters, i cili u referohet zyrtarëve të lartë të agjencive shtetërore të shëndetit.

Të paktën 33 shtete vazhdojnë të rekomandojnë testimin e njerëzve të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj COVID-19 dhe nuk kanë asnjë simptomë, duke mos marrë kështu në konsideratë udhëzimet e botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këtë javë që thanë se testimi mund të jetë i panevojshëm.

Ndër shtetet që e kanë shkelur udhëzimin e qeverisë federale janë Teksasi, Oklahoma dhe Arizona.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se një shkëputje e tillë nga CDC mund të jetë e pashembullt dhe është tregues i mosbesimit ndaj administratës Trump dhe mënyrës sesi ajo e ka menaxhuar pandeminë.

CDC tha të hënën se njerëzit e ekspozuar ndaj COVID-19 por që nuk kanë simptoma "jo domosdoshmërisht duhet t’i nënshtrohen një testi, përveç rasteve kur janë vulnerabël apo pjesë e kujdesit shëndetësor”.

CDC më parë ka rekomanduar testimin e të gjithë njerëzve që kishin kontakt të ngushtë me dikë që ishte diagnostikuar me COVID-19. Kjo mbetet politika e të paktën 30 shteteve. Disa që nuk e kanë ndryshuar këtë politikë thanë se po studionin udhëzimet e CDC-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy