Mbledhja e PS me drejtuesit e qarqeve / Balla: Kemi gati listën e kandidatëve për deputetë

Mbledhja e PS me drejtuesit e qarqeve / Balla: Kemi gati listën e kandidatëve për deputetë

PS  mbajti sot mbledhjen e thirrur nga kryetari Edi Rama, me drejtuesit politik të qarqeve.

Në përfundim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se socialistët kanë pothuajse gati listën e kandidatëve që do i prezantohen elektoratit. Sipas Ballës, këto lista janë pothuajse gati në të 12 qarqet, por po punohet për përmirësimin e tyre.

“Ecuria e përgatitjes së fushatës dhe të strukturave të PS, përgatitjet e domosdoshme në fushatë. Raportim i 12 drejtuesve të qarqeve, kemi hyrë në procesin ku të gjithë jemi të detyruar të respektojmë KQZ që buron nga kodi zgjedhor në respekt të standarteve të 25 prillit, do të mirëpresim sot delegacionin e  ODIHR në funksion të zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe shpresojmë të mirë pranuara.

PS ka zhvilluar një proces shumë planësh për vlerësimin e kandidaturave, kemi përmbyllur fushatën e deputetit që duam ku i kemi dhënë mundësinë profesionistëve, të rinj për nga energjitë që të konkurrojnë në kuadër të një platforme, kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë, dhe dua t’ju them që kjo çështje ka qenë një prej diskutimeve të sotme dhe jam i sigurt që në gjitha qarqet do kemi burra e gra, djem e vajza që ka ardhur nëpërmjet këtij procesi. Kemi marrë një feedbak pozitiv nga vlerësimi i deputetëve aktual, mbi të cilën PS do të diskutojë edhe listën përfundimtare. Lista do jetë uniformë nga kreu i listës deri te i fundit, do të jenë qytetarët ato që do të bëjnë renditjes dhe jam i sigurt që lista do të përcaktohet në disa qarqe nga vetë

Ne i kemi pothuajse gati, vazhdojmë të bëjmë konsultime për të pasur një listë sa më përfaqësuese. Është një proces që po ecën shumë mirë”, tha Balla.

Balla në deklaratën e tij për mediat ka folur edhe në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s ku është përfshirë dhe emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai ka theksuar se eurodeputeti i përfshirë është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka pasur dhe në zyrë.

“Mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë. Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është që antikorrupsioni ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Unë nuk dua të hyj në diskutime”, është shprehur ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy