Shmanget mbyllja e qeverisë federale në SHBA, pasi Senati amerikan ka votuar për të miratuar një marrëveshje buxhetore. Votimi në Senat erdhi vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të njëjtin legjislacion.
Projektligji u miratua me 366 vota pro dhe 34 kundër dhe tani i shkon presidentit Joe Biden për t'u nënshkruar si ligj.
Ky plan i propozuar nga Kryetari Mike Johnson i cili kishte këmbëngulur se Kongresi do t’i “përmbushte detyrimet” dhe nuk do të lejonte mbylljen e operacioneve federale përpara sezonit të festave të Krishtlindjes.

Jemi entuziastë me këtë rezultat dhe gjithashtu edhe presidenti i zgjedhur Donald Trump është i kënaqur me rezultatin.
Legjislacioni zgjat fondet e qeverisë deri në mars dhe ofron ndihmë për katastrofat dhe për fermat, por nuk përfshin një pezullim të kufirit të borxhit , të cilin Presidenti i zgjedhur Donald Trump u kishte kërkuar republikanëve.
Nëse nuk do të ishte arritur kjo marrëveshje financimi, miliona punonjës federalë do të kishin përfunduar në pushim të përkohshëm pa pagesë.
Një mbyllje do të reduktonte operacionet për shërbimet publike si parqet, programet e ndihmës ushqimore dhe parashkollorët e financuar nga qeveria federale, si dhe do të kufizonte ndihmën për fermerët që varen nga ndihma e qeverisë dhe njerëzit që ‘shërohen’ nga fatkeqësitë natyrore.
Mbyllja e fundit e qeverisë ishte gjatë mandatit të parë të Trump në 2019 dhe zgjati 35 ditë - më e gjata në historinë e SHBA.



