Maserati rikthehet pas 15 vitesh, prezanton “bishën” e vitit 2021

Maserati rikthehet pas 15 vitesh, prezanton “bishën” e vitit 2021

Maserati ka 15 vite që nuk nxjerr në treg një supermakinë, por mungesë tashmë i ka ardhur fundi.

Marka italiane e makinave luksoze ka prezantuar “bishën” e vitit 2021 që ka emrin MC20 dhe që do të kushtojë rreth 200 000 euro.

Maserati MC20 do të jetë rivale e denjë për Ferrari F8 Tributo, McLaren 720S dhe Lamborghini Huracan. Kjo makinë do të arrijë nga 0 në 100 km/h në më pak se 3 sekonda, ndërsa shpejtësia e saj maksimale do të jetë 321 km/h.

Kompania italiane e prodhimit të makinave, e cila vitet e fundit ka qenë e heshtur, ka premtuar se do të nxjerrë në treg 13 modele të reja në 3 vitet e ardhshme, duke përfshirë makina elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy