Balla në SHBA takon Ndihmës Sekretarin Robinson: Mirëpresim mbështetjen amerikane

Balla në SHBA takon Ndihmës Sekretarin Robinson: Mirëpresim mbështetjen amerikane

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës së tij në SHBA u prit në një takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Todd D. Robinson, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës amerikane si DEA, INL dhe ICITAP.

Drupal Ad

“Mirëpresim mbështetjen amerikane edhe në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA. Lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë një prioritet kryesor, ndërsa goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë, falë hetimeve komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, tha ministri i Brendshëm shqiptar pas takimit, mbajtur në zyrat e DASH. 

Palët dakordësuan për të intensifikuar edhe më shumë përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit.

Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy