Bardhi: Njeriu duhet të dijë se çfarë ha, organi i parë që largon toksinat është zorra

Bardhi: Njeriu duhet të dijë se çfarë ha, organi i parë që largon toksinat është zorra

Mjeku imazherist Luçiano Bardhi i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me ushqimet e mira dhe të këqija që duhet të përdoren për të mirëmbajtur një aktivitete normal të zorrëve. Ai tha se njeriu duhet të dijë se cafrë ha, ndërsa theksoi se mikrobioma është busulla jonë e jetës.

Zorra jonë e hollë dhe e trashë nuk janë vetëm qeska por prodhohet dhe hormoni jonë i lumturisë. Nëse bëjmë ndonjë takim me një person ndjejmë flatra në stomak sepse aty është aktivizimi i serotininës. Aty janë bakteret e shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Mikrobioma është busulla jonë e jetës. Hormoni gjumit, është si pjesë e mikrobiomës së zorrës së trashë. Nëse para gjumit hamë ushqime që ndikojnë në zorrën e hollë apo të trashë nuk flemë dot gjumë se shkaktojnë stres. Pra 90% e hormonit të lumturisë, prodhohen në pjesën e mikrobiomës sonë. Ne mendojmë se është truri presidenca, por jo, është zorra.

Më tej ai shtoi se e ardhmja është në mikrobiomë dhe se vetë zorra e hollë dhe e trashë ka probiotikët. Sipas tij, galinat që përdoren për gatim janë kancerogjene, ndërsa theksoi se dhe kripa e blerë në market është vrasëse.

Probiotikët që merren në farmaci janë kot sepse nuk janë rezistentë ndaj stomakut. Çdo probiotik është me emër specifik.  Nga koliti lindin dhimbjet e kokës, luhatjet tensionit, gjumi jo i rehatshëm, fryrje barku. Pse shumica e femrave kanë kryesisht dhimbje sepse kanë defiçenca të vitaminës D. Gjethet e ftojit janë shumë të mirë mund të përdoren si çaj, ka kimikate të shëndetshme. Madje çështja është te mukoza e stomakut, zorrës së hollë dhe trashë. Njerëzit kanë refluks se njerëzit kanë ulje të kripës në trup. Kripa në markete është vrasëse, e kam fjalën për kripën që ndodhet në trupin tonë. Ajo kripë është si membrana e qelizës dhe stomaku nëse nuk ka kripë ka refluks.

Ndër të tjera, Bradhi u ndal dhe te letrat e zakonshme higjenike për të cilat tha se janë të kontaminuara dhe dëmtojnë mikrobiomën e zorrës së trashë.

Ne bëjmë një jetesë të industrializuar, por problemet nuk i kuptojmë sot. Galinat për shembull që përdoren në ushqim janë kancerogjene. Për të marrë vitamina D nuk bëhet sipas kokës tënde. Vitamina D është hormon, nuk ekziston vitamina D, ajo është nga pjesa e fazës së përgatitjes së fazave të kolesterolit. Nga molekula e kolesterolit krijohet hormoni D dhe rrezet e diellit e stimulojnë. Ne jemi univers brenda universit, trupi jonë nuk është aspak budalla. Trupi jonë është orkestër dhe këtë e dirigjon mikrobioma. Organi i parë që largon toksinat është zorra. Duhet të ushqehemi 2 deri në 3 herë në ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy