COVID-19/ Manastirliu: Dalin nga spitali 10 pacientët e shëruar

COVID-19/ Manastirliu: Dalin nga spitali 10 pacientët e shëruar

10 qytetarë që ishin prekur nga COVID-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.

Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se ata ndodhen në shtëpitë e tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetizoluar për 14 ditë.

Lajm i mirë. 10 qytetarë që ishin prekur nga COVID-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore. Faleminderit mjekëve për shërbimin”, -thotë Manastirliu.

Ajo i ka bërë apel qytetarëve që ndërsa jemi ende në fillimet e luftës, duhet të bëjmë durim.

‘ Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.

Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.

Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.

Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim’, -thotë ndër të tjera, Manastirliu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy