
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon lidhur me 24-vjetorin e masakrës së Reçakut.
Në mesazhin e tij Meta shpreh nderim përjetë ndaj kujtimit të 45 martirëve të masakrës së tmerrshme të Reçakut.
Ky krim kundër njerëzimit, siç me të drejtë e përkufizoi 24 vite më parë Ambasadori Walker, i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi kriminal i Millosheviçit.
Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! Lavdi.
Në masakrën e Reçakut, forcat paramilitare serbe kryen një nga sulmet më të rënda në Kosovë gjatë të cilit u vranë 45 qytetarë.



