BE po diskuton paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë, preket nafta

BE po diskuton paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë, preket nafta

Bashkimi Evropian po diskuton tashmë një paketë të gjashtë sanksionesh në një përpjekje për të ruajtur presionin në rritje ndaj Rusisë për të ndalur luftën, tha të hënën Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod.

"Nga pala daneze, ne do të jemi të gatshëm të shkojmë sa më shumë që të mundemi për të gjetur konsensus mbi sanksionet, duke përfshirë edhe energjinë," u tha ai gazetarëve kur mbërrinte për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Gabrielius Landsbergis, ministri i Jashtëm i Lituanisë, tha se ishte i lumtur që Komisioni Evropian e kishte shumë të qartë se ne po fillojmë të punojmë mbi paketën e gjashtë, ku përfshihet edhe nafta.

I pyetur se çfarë nevojitet më shumë nga BE-ja, Landsbergis tha se gjëja më e mirë do ishte të shkonin në Kiev, Irpin dhe Bucha, për t’u bindur përse duhen sanksionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy