
Një 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 895 raste të reja me Covid-19. Ato janë evidentuar nga kryerja e 5901 testimeve. Ndërkohë, kanë humbur jetën 3 pacientë: një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Aktualisht janë 11 288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135 321 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja e rasteve të reja
275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 7 raste në Rrogozhinë, Himarë, 6 raste në Divjakë, Mallakastër, 5 raste në Has, Memaliaj, Devoll, Dimal, Peqin, Librazhd, 4 raste në Shijak, Vorë, Pogradec, Cërrik, 3 raste në Dibër, Këlcyrë, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Delvinë, Kuçovë, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Selenicë, Finiq.



