Një denoncim është bërë në Policinë e Vlorës nga pronari i një pike këmbimi valutor (exchange), i cili pretendon se një punonjëse e punësuar vetëm prej një dite është larguar pasi ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh.
Sipas kallëzimit, pas marrjes së parave, punonjësja është larguar nga vendi i punës dhe nuk ka kontaktuar më me pronarin, duke mos dhënë asnjë shpjegim për situatën.
Rasti është referuar në Policinë e Vlorës, e cila ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale.
Ndërkohë, pronari i exchange-it i ka bërë thirrje publike ish-punonjëses që të kthejë shumën e parave, me shpresën që çështja të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.



