
Prindërit nuk preferojnë t’i dërgojnë fëmijët në qendrat shëndetësore 24 orëshe, por vijojnë të shkojnë në urgjencën e spitalit pediatrik në Tiranë duke krijuar kështu radhë e pritje me orë të tëra gjatë natës. Nga ana tjetër mjekët e qendrave shëndetësore ankohen për mungesë kushtesh.



