Këngëtarja Nikol Çabeli ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të “Junior Eurovision 2024”, në Madrid, ku 12-vjeçarja gjirokastrite u rendit në vendin e shtatë me këngën “Vallëzoj”.
“Performanca në skenë ishte si në një botë tjetër, kishte shumë njerëz me flamur shqiptar. Zura dhe shoqëri mbas skene”, rrëfeu vogëlushja në emisionin “Zgjohu me MCN”.
Ndërsa përzgjedhjen e saj për të shkuar në Eurovision deklaroi se konkurrenca ishte shumë e fortë.
Nikol rrëfen se këngëtarja e saj e preferuar është Amy Winehouse.



