Qeveria miraton ndërtimin e varrezave për ushtarët grekë (VIDEO)

Qeveria miraton ndërtimin e varrezave për ushtarët grekë (VIDEO)

Qeveria ka miratuar këtë javë një vendim për ndërtimin e varrezave të reja ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941. Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, të mërkurën më datë 13 dhjetor, një muaj pas bisedimeve në Kretë mes dy ministrave Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati.  Sipas VKM-së del se varrezat nuk kufizohen në numër dha as në vendodhje.

Madje fraza në fund të vendimit se: “ngarkohen prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi”, ku flitet në shumës për qarqet haptazi nënkuptonqë do të jenë disa varreza të shtrira në disa qarqe. Në VKM përcaktohen institucionet që do të merren me këtë proces që janë; Ministria e Brendshme ka rolin kryesor pasi sipas VKM-së “Ministria e Brendshme në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes”.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që do të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941. Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, do të ndërmarrin të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy