
Mëngjesin e sotëm është anokuar në Portin e Durrësit anija me 102 kontejnerë të dyshuara me mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum.
Lidhur me këtë ambientalisti Sazan Guri në MCN Live u shpreh se fillimisht duhet të ishin bërë analizat në tri laboratorë, teksa theksoi se atombetje do të mbeten në Porto Romano.
Ai tha se depozitimi i mbetjeve ëhstë shumë e rrezikshme dhe se këto mbetje do përfundojnë ose në Mjekës të Elbasanit, do të gropozen në tunele ose do kapsulohen në zonën industriale të Porto Romanos.
Mbetjet e Kurum në Porto Romano e dija që kështu do ndodhte. Mbetjet që janë ende të pashqyrtuara nëse janë apo jo të rrezikshme gjasme po depozitohen përkohësisht në Porto Romano, por nuk jam dakord me këtë zgjidhje.
Duhet që këto mbetje të merreshin mostra në të gjithë kontejnerët dhe të shqyrtoheshin nga 3 laboratorë dhe pasi të shqyrtohej të mendoj për një depozitim të përkohshëm dhe asgjësim final. Fakti që po i çojnë në një vend mendoj se aty do ti lënë, do presin të shuhet kjo zhurma dhe aty kanë për të mbetur.
Marrëveshja me Basel është deri në momentin që ajo ta sjell në vend, më tej s’ka më marrëveshje. Basel apo kushdo tjetër konventë nuk ndërhyn dot në ligjet e tua të brendshme. Dyshoj se këto mbetje do çohen në Porto Romano dhe aty do flenë dhe do sistemohen.
Ata do ti bien shkurt, që në Porto Romano këta e kanë eksperiencën ta kapsulojnë mbetjen dhe ta varrosin në një cep të saj, ndërkohë që këto mbetje nëse do dimë se çfarë përbërje kanë ne nisim ta shpërndajmë se cila është për në Sharrë, për në romanat pra duhet bërë kodifikimi i mbetjeve.
I pyetur nëse është e rrezikshme kjo, Guri tha se kjo është shumë e rrezikshme, teksa theksoi se jemi vendi ku Evropa shkarkon mbetjet.
Kemi 25 vjet ku na janë depozituar mbetje të tilla, Maliqi, Shënavlashi ne kemi qenë dhe po mbetemi vendi ku Evropa shkarkon, mafia shkarkon dhe fakti që në Berat, Maliq, Elbasan fakti që sëmundjet kanceroze kanë zbritur që në moshën 35 vjeç, vendimmarrjet agresive janë me kontakt të shkurtër, pasojat janë të rënda.
Fjala është e dhimbshme kur është e vërtetë por është në të mirë të qytetarëve. Këta jam i sigurtë që do i çojnë mbetjet ose në Mjekës të Elbasanit do ti varrosin së gjalli ose do i kapsulojnë në Porto Romano dhe ky është krim mjedisor, sepse vret grupe të tëra. Këta besoj se do ti bien shkurt duke e varrosur në zonën e Porto Romanos të quajtur zonë industriale.



