Meta flet për negociatat: Asgjë nuk ka përfunduar, shpresoj në reflektim

Meta flet për negociatat: Asgjë nuk ka përfunduar, shpresoj në reflektim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për negociatat nga qyteti i Kukësit.

Teksa u bëri apel qytetarëve që të mos humbin shpresat, Meta ftoi vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman. Më tej, kreu i shtetit tha se nuk mund të flitet për negociatat sepse asgjë s’ka përfunduar.

Shpresoj të ketë reflektim për vendim pozitiv. Asgjë nuk ka përfunduar dhe shpresoj të ketë reflektim. Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.Të mos humbasin shpresat”, u shpreh Meta.

Këtë të premte, pritet që Këshilli Evropian të certifikojë zyrtarisht përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sinjalet për dy vendet e Ballkanit nuk janë pozitive, për shkak të qëndrimit që ka Franca në lidhje me politikat e zgjerimit që duhet të ndjekë Bashkimi Europian. Megjithatë, edhe Holanda e ka kundërshtuar hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kryeministri holandez, Mark Rutte, është shprehur dje në takimin e liderëve të vendeve të BE-së se duhet të jetë vetëm Maqedonia e Veriut ajo që i hapet drita jeshile për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Por ky propozim nuk ka gjetur mbëshetjen e liderëve të tjerë të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy