Sateliti spiun shumë i reklamuar i Koresë së Veriut, të cilin Pheniani u përpoq ta lëshonte dhe dështoi më shumë se një muaj më parë, nuk kishte asnjë dobi ushtarake, deklaroi Shtabi i Përbashkët i Koresë së Jugut, pasi Seuli arriti të rikuperonte mbeturinat në det me bashkëpunimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pas analizave shteruese nga ekspertët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së, ne kemi vlerësuar se ai nuk ka asnjë dobi ushtarake si një satelit zbulues”, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë. Shtabi i Përgjithshëm në Seul nuk dha detaje specifike mbi gjetjet, sepse beson se zbulimi i shumë lajmeve për operacionin e rikuperimit do të kishte dhënë informacion të dobishëm për forcat e Koresë së Veriut. Sateliti spiun u lëshua në 31 maj, por vetë Koreja e Veriut me një pranim të pazakontë, raportoi dështimin e lëshimit.



