Dyrnjaja: Dhuna në protestë, kartë për Ramën që ta përdor politikisht

Dyrnjaja: Dhuna në protestë, kartë për Ramën që ta përdor politikisht

Analisti Denis Dyrnjaja ka shprehur habitë e tij për kthesën e papritur që mori toni i protestës qytetare në kryeqytet, duke e krahasuar qetësinë e tanishme me tensionet e ashpra të ditëve të para. 

 

Gjatë një analize në studion e lajmeve në "MCN TV", Dyrnjaja vuri në dukje se skenat e dhunës ndaj institucioneve, në fakt, kanë shkuar në favor të kryeministrit Edi Rama, duke i ofruar atij një avantazh politik të papritur.

 

Sipas tij, ndryshimi i menjëhershëm i sjelljes së turmës në bulevard ngre pikëpyetje mbi strategjinë dhe profilin e njerëzve që po marrin pjesë në këto tubime.

 

Me thënë të drejtën u befasova nga pamjet e protestës së sotme krahasuar me atë të dy-tre ditëve të para, u rikthyem për një moment në protestën e qershorit, nga një gjendje shumë e agravuar te vallja në bulevard. Çfarë ndryshoi brenda protestës, ndryshoi mendimi, u vu paqja, pse? Nuk e kuptuam. Njerëzit që ishin sot në bulevard, sipas meje, ajo lloj shtrese që ishte sot në bulevard nuk është ajo shtresë që godet me gurë institucionet apo ambientin. Mendoj se janë të tjerë njerëz ata që protestojnë në mënyrë paqësore. 

 

Më tej, ai argumentoi se mënyra se si manifestohet pakënaqësia mund të jetë po aq e fuqishme edhe pa pasur nevojë për përplasje fizike, teksa theksoi se aktet e dhunshme thjesht janë përkthyer në interes të kreut të qeverisë.

 

Metodat e protestës janë të ndryshme, me manifestim si sot që ndonjëherë është më vrasës sesa momenti që vendosesh në front dhe dhunon institucionet. Pra, varet si e interpreton dhe në njëfarë mënyre kryeministrit i është dhënë një kartë që atij i duhej; padashje mendoj se kjo dhuna i ka shërbyer Ramës për ta përkthyer në interesin e tij.Pjesëmarrja e pedagogëve nuk do të ndryshojë asgjë, edhe pse i shërben kauzës së studentëve, por do duhej të ishte më e hershme dhe më natyrale, pa thirrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy