Një 17-vjeçare nga Bregu i Fildishtë ka treguar historinë e saj të pabesueshme të shpëtimit pasi kaloi tre javë në det.
Nga 59 pasagjerë, Aicha është një nga tre të vetmit që mbijetoi dhe është duke u rikuperuar pas 10 ditësh në spital.
Kjo është tragjedia më e madhe e njohur që përfshin një anije emigrantësh në Ishujt Kanarie, shkruan BBC.
Aicha u largua nga qyteti i saj i lindjes në nëntor dhe udhëtoi për në Mauritania, ku mori anijen. Vetëm motra e saj e madhe i dinte planet e saj për të bërë një udhëtim të rrezikshëm.
Ajo u shpëtua nga një anëtar i ekuipazhit të Forcave Ajrore Spanjolle.



