Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit.
Sulmi ndodhi gjatë një festivali në qendër të qytetit mbrëmjen e të premtes, ndërkohë bëhet me dije se agresori është ende në arrati.
Media gjermane Bild thotë se një burrë goditi kalimtarët ndërsa qyteti po festonte 650 vjetorin e themelimit.
Autoritetet e qytetit u kërkuan njerëzve të largoheshin nga zona e tregut Fronhof, pasi policia vendosi kordone sigurie, pas sulmit rreth orës 22:00 me orën lokale (21:00 BST).
Policia vendosi më vonë 40 automjete në ndjekjen e të dyshuarit raporton Bild. Rrugët janë bllokuar dhe banorëve u kërkua të qëndrojnë brenda, ndërsa oficerët kryejnë kontrollet.
Philipp Müller, një nga organizatorët e festivalit, tha se ekipet e urgjencës po luftonin për jetën e nëntë personave, raporton gazeta Solinger Tageblatt.
Dëshmitari okular Lars Breitzke i tha gazetës se e dinte se diçka nuk shkonte kur pa një këngëtare në skenë me një shprehi të çuditshme në fytyrë.
Sulmuesi besohet të ketë goditur me thikë viktimat e tij në qafë, raportojnë mediat gjermane.
Zëdhënësi i policisë Aleksandër Kresta tha se "momentalisht po supozojmë se ishte vetëm një person" pasi biseduam me shumë dëshmitarë okularë.
Policia tha gjithashtu se ata "nuk kanë të dhëna për vendndodhjen e tij", as detaje rreth pamjes së tij.
Ndërkohë zëvendësredaktori i Solinger Tageblatt, Björn Boch, tha se festimet ishin “supozuar të zgjasin për tre ditë, por tashmë festa është anuluar.”
Solingen - një qytet në North Rheinland-Westphalia i famshëm për industrinë e tij të çelikut - ka rreth 160,000 banorë. Shtrihet rreth 15 milje (25 km) në lindje të Düsseldorf dhe në veri-lindje të Këlnit.



