Gazetarja Ola Xama, për 52 mijë banesat që janë bosh në Tiranë, në vlerë rreth 3 miliardë euro hedh dyshimin se pas tyre qëndrojnë paratë e pista.
Nga studio e MCN Live, Xama deklaroi se është një shifër që e ka parë një vit më parë që kur Censusi po bënte regjistrimin, për shkak të një kërkese të bërë ndaj ERE dhe u mësua numri i klientëve që kanë konsumuar 0 kilovat orë në tre vitet e fundit.
Xama tha se rezultoi se kishte një stok të madh banesash me konsum 0 energji elektrike, për 51 mijë ishin banesat.
Të dhënat e INSTAT konfirmuan se 52 mijë banesa janë bosh. Do të duhej patjetër konsumi i energjisë elektrike në këto banesa nëse dikush do jetonte, se sikur karikuesin e telefonit të përdorte.
Çfarë po ndodh me tregun e ndërtimit, sidomos për Tiranën. Sa është numri i lejeve, sa është kërkesa, sa është numri i popullatës që jeton në qytet dhe a i përgjigjet oferta që ka tregu i ndërtimit, kërkesa që ka.
Që ti të ndërtosh duhet të ndërtosh dhe me përgjegjësi, duke nisur që nga rruga, shkolla, çerdhe, kopshte, shërbime shëndetësore, plani i zhvillimit, faktori mjedisor se gjithmonë e më shumë në Tiranë po mbizotëron betoni, madje hapësirat e gjelbra janë kafshuar, si liqeni, apo zona e Farkës, që është një tjetër masakër mjedisore që i është bërë mjedisit.
Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit kur kemi ofertë të shtuar në treg, kërkesa nuk i përgjigjet kësaj oferte.
A kemi depërtimin e parave të pista në këtë sektor? Duke qenë se në pesë vitet e fundit kemi patur rritje shumë të lartë kush po i rrit çmimet dhe e përballon dot jetesën në Tiranë dikush që punon me dinjitet.
Se rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk është vetëm në tregun e blerjeve, por edhe të qirave.
Rritja e çmimeve në zonat turistike është e justifikueshme, për shkak të kërkesë-ofertës.
Nuk është shqetësuese Vlora, Saranda dhe Lezha për sa kohë që kanë tipologji që zhvillojnë turizmin.
Deri në 15 vjet është një normë e mirë e kthimit të investimit.
Por Tirana është më keq se zonat turistike sa i takon investimit të pasurive të paluajtshme.
Nuk do të thotë as nëse janë kryer transaksione me bankë, nuk janë para të pista.
Madje sektori bankar është sektori që ka dyshimet më të mëdha që janë para të pista.
Po emigrantët shqiptarë a janë pjesë e grupeve kriminale?
Ku jemi ne të sigurtë për pastërtinë e këtyre parave?
Kush ka para do që nga paraja të fitojë dhe jo ta lërë bosh.
Besoj se apartamentet bosh nuk janë apartamente që i ka blerë një emigrant, por i kanë grupe kriminale që i pastrojnë nëpërmjet ndërtimit, për t’i rivlerësuar në një moment të dytë.
Mesatarja për Tiranën për të shitur një pronë është 8-9 muaj. Atëherë pse vazhdojnë ndërtimet?
Për të pastruar paratë grupet e krimit dhe të korrupsionit, koston e paguan shtesa në nevojë.



