OKB: Rreth 200 palestinezë largohen çdo orë nga Rafah. Ndal punën materniteti kryesor i qytetit

OKB: Rreth 200 palestinezë largohen çdo orë nga Rafah. Ndal punën materniteti kryesor i qytetit

Mesatarisht 200 njerëz largohen nga Rafah çdo orë pas urdhrit të evakuimit të Izraelit, sipas vlerësimeve të agjencisë së OKB-së për ndihmë për Palestinezët (UNRWA).

“Zhvendosja po vazhdon dhe njerëzit po largohen drejt Khan Younis dhe zonave të ndërmjetme,” tha drejtoresha e komunikimit e UNRWA, Juliette Touma.

“Nuk është e mundur të jepet një numër i përgjithshëm i njerëzve të zhvendosur për momentin duke pasur parasysh se sa fluide është situata,” shtoi ajo.

Një zyrtar i lartë i UNRWA i tha transmetuesit amerikan CNN se rreth 50,000 njerëz ishin larguar nga Rafah që nga e hëna.

Materniteti kryesor në Rafah ka ndaluar pranimin e pacientëve, ka thënë për Reuters Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, the se vendimi i Biden për të ndaluar dërgimin e municioneve me ngarkesë të lartë në Izrael është marrë në kontekstin e planit të Izraelit për të kryer një ofensivë në Rafah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy