Shqipëria ka bindur në testin e pare miqësorë të zhvilluar në Austri kundër kombëtares së Katarit.
Kuqezinjtë fituan bindshëm me rezultatin 3-1, duke zhvilluar një 90-minutësh mjaft të mirë. Edhe pse u ndëshkuam që në sekondat e parë të ndeshjes ku Katari shënoi me anë të Fadlalla, ekipi tregoi karakter duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë. Arlind Ajeti dhe Ermir Lenjani ishin autorët e golave në pjesën e parë që kalun në epërsi kuqezinjtë. Në pjesën e dytë De Biasi kryen disa zëvëndësime duke i dhënë mundësinë dhe lojtarëve të tjerë që gjithashtu treguan një formë të mirë.
Spektakolar ishte goli i Armando Sadiku që trefishoi shifrat. Një super gol i shënuar nga sulmuesi kuqezi nga distanca duke lënë të shtangur portierin e Katarit. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes me kuqezinjtë që kalojnë me sukses testin e parë miqësor në Austri.



