Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e njohur si AKSHI, e specializuar për digitalizimin e shërbimeve publike është transformuar në një ent tenderash. Në periudhën kohore nga 12 tetori deri më 26 tetor kjo agjensi ka proceduar 18 tendera me vlerë mbi 7 milionë dollarë. Pyetja që lind pas gjithë këtij fluksi është: a po abuzohet në emër të teknologjisë?



