90-vjeçarja vdes nga koronavirusi pasi refuzoi ventilatorin: Përdorini për të rinjtë

90-vjeçarja vdes nga koronavirusi pasi refuzoi ventilatorin: Përdorini për të rinjtë

Një grua 90-vjeçare nga Belgjika i ka përlotur të gjithë me gjestin e saj human.

Suzanne Hoylaert, e cila u shtrua dy javë më parë në spital pasi u diagnostikua me Covid-19, ka refuzuar të përdorë një ventilator për frymëmarrjen.

Megjithëse gjendja e saj ishte përkeqësuar, gruaja pranoi të sakrifikonte jetën për të shpëtuar pacientë më të rinj.

Suzanne i kërkoi mjekëve të spitalit ku ishte izoluar që ventilatorin ta përdornin për personat më të rinj në moshë.

“Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për pacientët e rinj. Tashmë kam pasur një jetë të mirë”.- mësohet të ketë thënë ajo.

E bija e 90-vjeçares, Judith, nuk ka mundur t’i thotë lamtumirë të ëmës dhe as nuk e ka përcjellë atë në funeral.

Megjithatë, gjesti i të prekurës me Covid-19 po bën xhiron e të gjitha mediave dhe është duartrokitur fort.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy