
Koreja e Veriut ka akuzuar presidentin e SHBA, Joe Biden për ndjekjen e politikave armiqësore kundër dhe paralajmëron për një përgjigje që mund t’i shkaktojë SHBA-së një situatë shumë të rëndë.
Në një seri deklaratash nga ministria e jashtme të Dielën, Koreja e Veriut e quajti diplomacinë amerikane "të rreme", një ditë pasi administrata e Biden tha se ishte e hapur për negociata diplomatike mbi denuklearizimin.
Diplomacia ishte një "tabelë false" për SHBA për të "mbuluar veprimet e saj armiqësore", tha ministria e jashtme e Koresë së Veriut, sipas agjencisë shtetërore të mediave KCNA.
Këon Jong Gun, drejtori i përgjithshëm i departamentit të çështjeve amerikane të ministrisë së jashtme, përmendi fjalimin e parë të politik të Joe Biden në Kongres të Mërkurën, ku presidenti i ri tha se programet bërthamore në Korenë e Veriut dhe Iranin paraqisnin kërcënime që do të adresoheshin përmes "diplomacisë dhe parandalimit të rreptë”.
Fjalimi i Biden ishte "i patolerueshëm" dhe "një gabim i madh", tha Këon.
Tani që politika e Biden është bërë e qartë, Koreja e Veriut "do të detyrohet të bëjë presion për masat përkatëse dhe me kalimin e kohës SHBA do të gjendet në një situatë shumë të rëndë", përfundoi ai.
Shtëpia e Bardhë tha të Premten se qëllimi i saj mbetet "denuklearizimi i plotë i gadishullit Kore".



