
12 trupa emigrantësh janë gjetur në kufirin greko-turk mesditën e kësaj të mërkure.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman, Soylu i cili përmes një postimi në “Twitter” ka ndarë fotot e viktimave dhe ka bërë me dije se viktimat kanë humbur jetën nga i ftohti.
Soylu thotë se rojet kufitare greke janë treguar barbare me emigrantët teksa i kanë kthyer i kanë detyruar të heqin këpucët e xhupat.
“Kjo është barbare. 12 emigrantë gjenden të ngrirë në mes të ftohtit pa këpucë dhe veshje të trasha. BE është pa zgjidhje”, shkruan ai në Twitter.
February 2, 2022



