Zonja: Shqipëria, aleat i besueshëm i NATO-s në Ballkan. Aliaj: Pikëpyetje për samitin e Tiranës

Zonja: Shqipëria, aleat i besueshëm i NATO-s në Ballkan. Aliaj: Pikëpyetje për samitin e Tiranës

Në studion e MCN Informacion, gazetari Sebastian Zonja dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, analizuan samitin e NATO-s. 

 

Zonja tha se është krijuar mundësia që Shqipëria të çojë përpara axhendat e saj, të cilat njëkohësisht i shërbejnë edhe sigurisë rajonale. 

 

Ndërkohë, Aliaj shprehu rezerva lidhur me mbajtjen e samitit të radhës në Tiranë. 

 

 

Sebastian Zonja

 

Është hera e parë që bëhet prokurim i përbashkët për armët. Gjermania thotë se do të fuqizojë industrinë e mbrojtjes. Prokurimi i përbashkët është një aspekt i rëndësishëm. 

 

Kemi në Ballkan rastin e Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit. Mundet që të zhvillohet ky koordinim që e jep vetë SHBA që barra e blerjes së armatimit të bëhet nga Tirana, Prishtina dhe Zagrebi në të njëjtën kohë. Marrim blerjen e avionëve. Nuk kemi pse të çojmë pilotë për të trajnuar ne dhe Kosova. Mund të blejmë avionë dhe të trajnojmë të njëjtët pilotë. Samiti tregoi se Shqipëria shihet si spirancë dhe aleat i besueshëm në Ballkan i NATO-s. Është lajm i rëndësishëm që liderët e rëndësishëm do të mblidhen në Tiranë vitin tjetër. Duhet të çojmë përpara axhenda të tilla që i shërbejnë edhe sigurisë rajonale.  

 

 

Ilir Aliaj

 

Sfidat që ka përpara Europa nuk duhet të presin dhe nuk duhet të ketë ngurrime. Është shumë e rëndësishme dhe është thënë edhe dy vite më parë. Sikur ishte lënë mënjanë por kësaj radhe është rënë dakord. 

 

Kemi që në 2014 kur ish-presidenti Obama u kërkonte europianëve të shpenzojnë më shumë. Tashmë të gjitha vendet janë angazhuar për të shkuar në 5%. Trump tha se do të ketë masa shtrënguese. 

 

Unë uroj që samiti i 2027-s të mbahet në Tiranë. Duke parë deklaratën përmbyllëse në Ankara, nuk u cilësua vend se ku do të bëhet samiti. Unë uroj që të bëhet në Tiranë, por dua të jem pak i kujdesshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy