
Duke filluar nga ora 20:00, do të luhet sfida e kthimit mes Partizanit dhe Valmieras, e vlefshme për turin e tretë në Conference League, e cila transmetohet në MCN TV.
Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Letoni, kampionët e Shqipërisë, do të kërkojnë një tjetër fitore, për tu kualifikuar më pas në “play off”.
Pak minuta para fillimit të sfidës, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve. Sfida do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Qirko, Hadroj, Preka, Kocijan, Sota, Atanaskoski, Taipi, Mehmeti, Maguette, Rrapaj, Cara.
Valmiera: Olses, Fall, Sllede, Bolodis, Veips, Tonisevs, Silva, Kairmani, Jaunzems, Ndoye, Diop.



