Isufi: Mbështetja është optimale, pedagogët nuk janë militantë, qeveria të rris buxhetin për arsim (VIDEO)

Isufi: Mbështetja është optimale, pedagogët nuk janë militantë, qeveria të rris buxhetin për arsim (VIDEO)

Pedagogët vijojnë edhe sot në ditën e dytë, bojkotin në mësim, ata thonë se nuk do të jenë pjesë e mësimit deri në plotësimin e kushteve.

Gazetari Besmir Pula, në një komunikim me “MCN live”, intervistoj pedagogun e Fakultetit të Arteve, Ardian Isufi, i cili bëri të ditur se mbështetja në këtë protestë nga ana e pedagogëve është optimale.

Sipas tij, ata nuk janë militantë partie, dhe se qeveria duhet të rris buxhetin në arsim.

Pedagogët pjesa dërmuese po dalin nga auditorët, qoftë në Tiranë, qoftë edhe në rang kombëtar, mbështetja sa vjen e bëhet më e madhe sepse duhet rishikuar qoftë buxheti për arsimin në tërësi qoftë buxhetet që jepen për kërkimin shkencor, për orët mësimore, pra ne një koncept të ri që udhët të ketë në marrëdhënie pedagogu-studenti-universiteti, përballë shoqërisë.

Mbështetja është optimale, janë duke bojkotuar pedagogët por edhe duhet mirëkuptuar se pedagogët janë stafe akademike dhe intelektuale nuk janë militantë politikë qe dalin e gërthasin, pra kjo është një formë dinjitoze, fisnike, e heshtur, ku pedagogët përpiqen të mbrojnë dinjitetin e tyre sa i përket kërkesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy