Delegacioni amerikan dhe ai ukrainas takohen sot në Arabinë Saudite

Delegacioni amerikan dhe ai ukrainas takohen sot në Arabinë Saudite

Sot gjatë ditës mbahet takimi ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij ukrainas në Jeddah të Arabisë Saudite.

Udhëheqësi i delegacionit amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur dje në Jeddah, dhe ka takuar së pari princin saudit, Mohammad bin Salman.

Në kuadër të takimit të delegacioneve pritet të diskutohet rreth përfundimit të luftës tre-vjeçare me Rusinë.

Me princin saudit në Jeddah, të hënën është takuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sidoqoftë, Zelensky ka njoftuar se nuk do të pjesë e delegacionit ukrainas. Atë e kryeson shefi i shtabit të presidentit, Andriy Yermak.  

Bisedimet në Arabinë Saudite kanë për qëllim relaksimin e raporteve në mes të SHBA-së dhe Ukrainës, pas takimit të tensionuar të datës 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë midis Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Temë qendrore e bisedimeve pritet të jetë propozimi i një armëpushimi në ajër dhe në det nga Kievi zyrtar, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla nga të dy palët, citojnë burime të afërta me AP-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy