Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit

Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg tha ditën e sotme se çdo përdorim i armëve kimike nga Rusia do të ishte absolutisht i papranueshëm dhe do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit në Ukrainë.

Shefi i NATO-s paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.

Stoltenberg akuzoi Kinën për ofrimin e mbështetjes politike dhe për përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave dhe tha se roli i Pekinit në pushtimin do të trajtohej në samit.

Ai tha se Kina ka vënë në pikëpyetje të drejtën e kombeve të pavarura për të zgjedhur rrugën e tyre, duke shtuar se aleanca është e shqetësuar se Kina mund të sigurojë mbështetje materiale për pushtimin rus. 

Stoltenberg kërkoi që Bjellorusia gjithashtu duhet t'i japë fund bashkëfajësisë së saj në pushtimin e Putinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy