Artan Lame flet për pronat: Ligji ekzistues nuk mund të anulohet

Artan Lame flet për pronat: Ligji ekzistues nuk mund të anulohet

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, sulmoi në një deklaratë për media programin e Partisë Demokratike për pronat, duke thënë se është marrëzi që të thuash se do anulosh ligjin 20/20.

Gjithashtu, Lame u shpreh se kryedemokrati Basha iu bëri gënjeshtrën më të madhe shqiptarëve dhe ish-pronarëve, kur tha sipas tij, se do ju kthejë pronat ish-pronarëve.

E pashë me vëmendje programin e PD, ku në një anë pata një kënaqësi të brendshme se pashë që nuk kishin asgjë të re, por nga ana tjetër, për arsye elektorale, pretendohet që të rrëzohet dhe anulohet ligji 20/20. Vetë kryetari Basha e tha hapur këtë gjë në prezantimin për reformën e pronës në PD, që pikë e tyre ishte anulimi i ligjit 20/20.

Për fat të mirë këtë gjë nuk e tha ekspertja që foli pas tij, që është marrë me reformën, sepse e kuptonte ajo që është marrëzi ta thuash këtë gjë. Aty u duk që brenda PD, kryetari me eksperten ishin në përplasje me njëri-tjetrin, në atë që propozonin. PD pretendon që do vazhdojë kthimin fizik të pronave të ish-pronarëve.

Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund t’iu hidhet shqiptarëve dhe ish-pronarëve. Nuk mund të bëhet kthim fizik më, për arsyen e thjeshtë se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe kjo 200 mijë km2”, u shpreh Lame.

Më tej ai theksoi se paketa ligjore e akteve të Kadastrës, ligji i ri për Kadastrën, janë dy kolonat thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë.

Do e filloj me legalizimet, duke folur vetëm dy fjalë për to, sepse i konsideroj si një betejë e fituar dhe që nuk janë më kalë beteje për partitë politike nëpër fushata elektorale. E thënë kjo vetëm nga një shifër, kemi 10-fishim të numrit të legalizimeve. Deri në 2013 u mbyll me mbi 21 mijë legalizime, 2020 u mbyll me 210 mijë legalizime.

Beteja tjetër e fituar në këtë fushë është legalizimi i pallateve të braktisura nga pronarët. Mund ta konsiderojmë si një betejë të fituar, që vinte gati nga zeroja. Bëhet fjalë për vetëm 6 pallate të legalizuara në 2013, dhe rreth 800 pallate të bëra pas këtij viti. Pra, flasim për 40-fish të pallateve të legalizuara”, tha Lame.

Formalizimi i ndërtimeve pa leje është prapë në shifër të madhe, me 11-fishim shtoi Lame, sikurse deklaroi se kohëzgjatja e dhënies së shërbimit të qytetarëve është ulur me 3.5 herë.

Aplikimet në fushën kadastrale janë ulur 12 herë. Kohëzgjatja e vonesave të theksuara ndaj qytetarëve është ulur me 4 herë, e kështu me radhë. Të gjitha këto rezultate vijnë nga dy elementë, së pari bashkimi i institucioneve. Së dyti, fokusimi i vëmendjes së qeverisë te prona”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy